Ish-trajneri i Flamurtarit dhe Luftëtarit, Mezani: Gjilani po dëmtohet nga arbitrat, nuk mund të tallen

Ish-trajneri i Flamurtarit, Luftëtarit dhe Laçit në Kategorinë Superiore, Gentian Mezani, tashmë po përjeton një aventurë të re në Kosovë, ku ka marrë drejtimin e skuadrës së Gjilanit. Ekipi i teknikut vlonjat është futur në shinat e duhura dhe pas dy sukseseve të fundit në kampionat, ia ka dalë të marrë vendin e parë të renditjes. Megjithatë, Mezani ka disa ankesa, veçanërisht kundrejt gjyqtarëve, të cilët sipas tij e kanë penalizuar me ndëshkimet e tyre me kartonë të verdhë e të k

Mezani kërkon nga arbitrat të tregohen më objektivë. “Gjilani është skuadra më e dëmtuar këtë edicion. Vetëm në 14 xhirot e para kemi marrë 48 kartonë të verdhë dhe dy të kuq. Kjo gjë nuk i bënë mirë as futbollit dhe as askujt. Kemi një president që po investon shumë dhe askush nuk mund të tallet me ne. Gjyqtarët duhet të jenë objektiv, sepse jemi ndëshkuar më shumë se çdo skuadër tjetër këtë edicion. Nuk është normale të shpërndash aq shumë kartonë për pak xhiro, dikush duhet t’i shikojë këto gjëra”.

Ndërkohë, edhe dëmtimet janë një problem më vete për 39-vjeçarin, të cilat janë shkaktuar edhe si pasojë e terrenit. “Kemi pasur shumë dëmtime edhe para kësaj ndeshje, ndërkohë sot për faj të terrenit na janë dëmtuar edhe tre futbollistët të tjerë. Normalisht se na shqetëson gjendja e lojtarëve, por ne do të marrim ndeshjet një nga një dhe do të shohim para”, u shpreh Mezani.