IPKO Superliga / Mbyllet java e 14, Gjilani i Mezanit rimerr kreun, Progni gjen golin

Janë luajtur sot dy ndeshje të javës së 14-të të IPKO Superligës së Kosovës. Ferizaj ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Flamurtarit të Prishtinës. Ndërkohë që, në sfidën tjetër, atë mes Vushtrrisë dhe Gjilanit, skuadra e Gent Mezanit nuk e ka diskutuar fitoren.

Ka shënuar Razak, ndërsa më pas janë Halili si dhe Progni që gjejnë golat dhe i japin 3 pikët që e rikthejnë në krye skuadrën e Gjilanit. Këta të fundit këtë sezon janë pretendentë kryesore për vendin e parë, ndonëse rivaliteti nuk është i vogël.

Gjithsesi, me dy ndeshjet e sotme u mbyll edhe kjo javë. Ja rezultatet e sfidave të sotme dhe renditja e IPKO Superliga pas javës së 14-të…

Java e 14 / Rezultatet

Ferizaj-Flamurtari        1-0

Vushtrria-Gjilani         1-3