

Elseid Hysaj nuk e ka kapërdirë lehtë barazimin ndaj Andorrës në natën e të enjtes në Elbasan. Kapiteni i përfaqësueses shqiptare nuk ka ngurruar të shprehë pakënaqësinë e tij edhe përballë shokëve të skuadrës, para të cilëve ka folur me tone të larta në dhomat e zhveshjeve menjëherë pas sfidës në disa momente shumë të tensionuara që u përjetuan brenda grupit kuqezi.
Mbrojtësi kuqezi, pas sfidës ka folur pa dorashka për VIP Sport mbi atë që pa në fushën e lojës dhe gabimet që çuan në këtë barazim që ishte turpërues për imazhin e Shqipërisë. Gjithsesi, ai beson se duke korrigjuar disa gabime e sidomos mentalitetin, Shqipëria mund të bëjë para e të ecë në rrugën për kualifikimin në turne madhor.
Elsi, çfarë
ndodhi?
Ndodhi që u futëm shumë lehtësisht në këtë ndeshje,
duhej që të ishim më të egër në fushë për
të fituar lojën me këtë skuadër si Andorra. Dukej sikur ne kishim frikë kundër
tyre por duhej të luanim ne, jemi në shtëpinë tonë dhe duhej të tregonim vlerat
tona.
Pse u bënë
kaq shumë gabime?
Ishte një problem mentaliteti, jo loje, pasi e kishim lojën
nën kontroll. Thjesht ata dy gola të shpejtë që
ndodhën rastet dhe ai goli i dytë ishte trekëndësh, e preku një i yni, një
i tyre dhe shkoi në trekëndësh. Nuk ke çfarë i bën.
Çfarë u
the shokëve pas ndeshjes, kur fole para skuadrës?
Pak u bërtita sepse vërtetë dua që të jemi më të përqendruar
kur luajmë ndaj skuadrave të vogla, të mos i marrim kaq lehtë. Sepse gjithmonë
kemi gabuar me skuadrat e vogla por duhet ta ndryshojmë mentalitetin.
Sipas teje,
çfarë tregon ky lloj rezultati për ekipin?
Tregon që në ndeshje të tjera duhet të jemi më të përqendruara
se nuk ka mundësi të dalësh barazim me këto
lloj skuadrash.
Ku e
sheh ekipin tani, pas kësaj ndeshje? A i ka realisht shanset që përmendi trajneri
Reja pak ditë më parë për kualifikim në Botëror?
Mund të jenë për këtë grup se është një grup fantastik,
që e kemi parë edhe në ndeshje të tjera. Kështu që mendoj se do të ecim përpara,
thjesht duhet të rregullojmë disa gjëra të vogla. /E. Kuka/vipsport.al/
more recommended stories
FOTO / Volejbollistja e Kombëtares përfaqëson Shqipërinë në “Miss Universe”, paraqitet si mbretëreshë Teuta
Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar finalja.
Fitorja me Partizanin i kushton katër titullarë Bylisit
Bylisi fitoi me Partizanin por duket.
Reagim publik i Shkëndijesë, tetovarët ankohen dhe pretendojnë se arbitrat abuzuan me drejtësinë në sfidën ndaj Vardar
Shkëndija e Tetovës ka përpiluar në.
Kosova zyrtarizon miqësoren në Katar, Dardanët test me Suedinë para Ligës së Kombeve
Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë.
Leave a Comment