Hysaj: Ndaj Andorrës është më e rëndësishme dhe vështirë, tifozët na japin një dorë të ngrohtë

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese ku përballë ka Andorrën dhe Francën. Në prag të këtyre takimeve, para mediave ka dalë kapiteni Hysaj.

“Jemi shumë të bashkuar dhe po shihet edhe nga jashtë. Jemi shumë mirë dhe me trajnerin e ri besimi është rritur më shumë për të bërë diçka të mirë.

Dëmtimi? Jam mirë sepse luajta në ndeshjen e fundit. po mendojmë për Andorrën sepse është ndeshje e vështirë për ne sepse të gjithë po mendojmë për Francën dhe duam të marrim rekordin e pikëve. Shpresoj që një stadium i ri dhe shumë i bukur të bëjmë mirë.

Stadiumi i ri? Franca është kampion bote dhe do të jetë e vështirë të marrim pikë por do të kemi një dorë nga tifozeria. Unë luaj te Napoli dhe tifozeria mund të na japë një dorë të ngrohtë për të marrë pikë në dy ndeshjet.

Andorra? Sigurisht që të gjithë po flasin për Francën por ne e dimë që me Andorrën është më e rëndësishme se me Francën. Pas kësaj ndeshje do të shohim për Andorrën. Do të provojmë të sulmojmë dhe për të mos pësuar gol. Mbrojtësit tonë po luajnë titullar me skuadrat e tyre.Besoj se motivimin e dimë sepse tifozeria na motivon, një % e japim për tifozët dhe duam të kemi gjithmonë ndjenjën që jemi në shtëpi. I bëjë ftesë të gjithëve që të vijnë”, tha Hysaj. /VipSport..al/