Humbja me Skënderbeun, në Ballsh përgatiten për kthesën

Bylisi pësoi humbjen e dytë për këtë sezon dhe të parën për fazën e dytë, duke u mundur në shtëpi nga Skënderbeu me rezultatin 2-3. Ballshiotët e kanë me gjykimin, ndërsa skuadra si edhe pretendojnë ata duhet që ta fitonte ndeshjen.

Lojtarët titullarë marrin edhe përgjegjësitë e veta. Stivian Janku është një nga lojtarët premtues të Bylisit që ka luajtur si titullar edhe këtë sezon në Superiore. Janku ka luajtur në pesë takime të këtij sezoni si titullar, ndërsa në Shkodër shënoi golin e fitores së ballshiotëve.

Stivian Janku ndihet keq që nuk arriti të ndalet atë sulm të korçarëve dhe sidomos Gripshin ku Skënderbeu shënoi edhe golin e tretë: “Më vjen keq që u mundëm në momentin tonë më të mirë. Ne nuk duhej që të dilnim të paktën pa pikë nga ajo ndeshje. Goli i parë i korçarëve tashmë e ka parë tërë Shqipëria që ka qenë një penallti që nuk duhej dhënë”.

” Neve na është mohuar një penallti, të cilat kanë ndryshuar komplet rrjedhën e lojës. Ndoshta edhe ne lojtarët në ato 4-5 minuta kur realizuam golin e dytë nuk duhet që të ishim treguar euforikë, por futbolli kështu e ka”,-tha shtatlarti Janku.

E.S./Vipsport.al/