Hoxhaj jep shpresë: Flamurtari ka shansin që të lërë fundin

Ky i fundit ka eksperiencën e duhur në elitë, pasi më parë ka luajtur me Bylisin, Korabin, Skënderbeun dhe vlonjatët. Madje, Hoxhaj e njeh Luftëtarin, aty ku qëdnroi vjet për pak muaj, po0r nuk mundi të federohej.

Situata

Në një prononcim për “Rtshsport”, Ardit Hoxhaj ka pohuar: “Me Luftëtarin është një ndeshje e vështirë. Nuk ka më kohë të bëjmë hapa false. Gara po futet në “shinat” e veta. Siç është situata në renditje, na duhet që të fitojmë me Luftëtarin. Më të shumtën e ekipit gjirokastrit e njoh, kam kaluar mirë aq sa ndenja atje, respekte edhe tifozëve,  por duam 3 pikët”.

Synimet

Hoxhaj po luan rregullisht dhe ai thotë se: “Jam te Flamurtari dhe shpresoj të bëj më të mirën. Luftëtari ka një ekip shumë të mirë. Vendoset mirë dhe ka kualitete. Dua që këtë sezon të shënoj edhe gola me fanellën kuqezi. Gara është e gjatë dhe e rëndësishme është që të luaj sa më shumë”.

Luftëtari

Sipas Hoxhajt, kjo ndeshje nuk vendos sezonin për Flamurtarin. “Nuk mendoj se luhet gjithçka këtu, por nëse fitojmë këtë ndeshje, atëherë jemi tamam në betejën e mbijetesës. Është një ndeshje që vlen për ne dhe na jep qetësi. Kemi prodhuar lojë dhe unë kam besim se skuadra do të jetë aty ku duhet, prandaj duhen edhe 3 pikët me Luftëtarin që të jemi më të qetë në vazhdimësinë e garës. Kemi qenë në shumë sfida sit ë barabartë apo dhe Superiore, madje edhe me ekipe pretendente. Por kanë ndikuar të gjitha. Besoj se pas kësaj periudhe ndërprerje dy javore, rihymë në garë më të konsoliduar”, – tha Ardit Hoxhaj, një nga titullarët e skuadrës së Flamurtarit.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories