Historia e Klop mund të ishte ndryshe, gruaja e tij nuk e lejoi të firmoste me Mançester Junajtid

Jurgen Klop është duke marrë frytet e punës së gjithë këtyre viteve me Liverpul. Tekniku gjerman ia doli në sezonin e kaluar të fitonte Champions League, ndërsa humbi titullin në kampionat me vetëm një pikë diferencë. Megjithatë, ky duket se do të jetë sezoni për të rikthyer pas shumë vitesh titullin e Premier League në ‘Anfield’, teksa këtë javë mposhtën në shtëpi rivalët kryesorë të Mançester Sitit, duke shkuar në nëntë pikë diferencë.

Kështu, Klop po shijon disa nga ditët më të mira në krye të ‘të kuqve’. Por, historia e ish-trajnerit të Dortmund mund të kishte krejtësisht e kundërt. Këtë e ka shprehur vetë Klop, gjatë një interviste për ish-mbrojtësin e Liverpul, Fill Tompson. Klop tregon se i mbërriti një ofertë nga Junajtid dhe se mund të kishte pranuar, por gruaja e tij i kishte thënë se nuk ishte vendimi i duhur.

Ndërkohë, në momentin e ofertës së Liverpul, ajo ia kishte dhënë rinovimin. Duke e parë tashmë sukseset e Klop, rezulton se ndjesitë e gruas së Klop kanë qenë të sakta. /Egi Çabeli-VipSport.al/