

Superkupa e Spanjës, e cila do të zhvillohet në Arabinë Saudite në muajin janar, ka njohur sot dy cciftet gjysmëfinaliste. Turneu i cili do të zhvillohet me katër skuadra, si asnjëherë më parë, u zhvendos në Lindjen e Mesme, pasi sheikët afronin miliona euro për Federatën Spanjolle, por edhe për klubet pjesëmarrëse të cilat pranuan me shumë qejf.
Në shortin e hedhur sot, u caktuan gjysmëfinalet të cilat shohin Valencian fitues e të Kupës të përballet me Real Madrid me 8 janar, ndërsa një ditë më vonë Barcelonën fituese të La Liga të luajë kundër Atletiko Madrid. Më pas, më 12 janar dy finalistet do të ndeshen në Jeda për të përcaktuar edhe fituesen e këtij miniturneu ku Arabia Saudite ka bërë përjashtimin duke lejuar femrat në stadiume, të veshura si të duan dhe pa kufizime sektorësh ku mund të ulen.
Skuadrat spanjolle pranuan këtë ide pasi dëgjuan se sa miliona euro do të fitoni. Kështu, dy skuadrat që dalin si humbëse nga gjysmëfinalet do të përfitojnë rreth 9 milionë euro secila, ndërsa finalistet nga rreth 12 milionë euro. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Mesi magjik në “manitën” e Barçës, i merr fronin e golashënuesve Benzema
Barcelona kthehet të japë spektakël në.
VIDEO / Lacio vazhdon të mahnitë, Strakosha & Co i shkaktojnë Juves humbjen e parë në kampionat
Juventusi ka provuar për herë të.
Statistika më e pabesueshme në Itali, Kandreva është krosuesi më i mirë i sezonit
Antonio Kandreva është krosuesi më i.
VIDEO / Mançester Junajtid u jep fund ëndrrave për titull të Sitit, Solskjaer mposht Guardiolën
Çdo ëndërr e Mançester Sitit për.
Leave a Comment