

Aventura e Eden Hazard te Real Madrid mund të kishte pasur një start më të mirë, teksa belgu nuk i arriti pritshmëritë e publikut të “Santiago Bernabeut”. Në këtë pjesë ndikoi jo pak kilet e tepërta që belgu kishte fituar gjatë verës.
Megjithatë, tashmë Hazard duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë fizike, ndërsa së fundmi është treguar i sinqertë duke u shprehur se në një moment të caktuar preku shifrën e 80 kg, por justifikimi i tij është se kur je me pushim, je me pushime. Dhe mund t’i lejosh vetes edhe disa ekzagjerime. “ Po është e vërtetë që isha mbipeshë. Nuk e fsheh. Por kur je me pushime, je me pushime.
Në të kundërt, nuk do të kisha kurrë pushime të vërteta. Jam një person që i fiton shumë shpejt kilet dhe më pas i humbas po shpejt ato. Kur isha 18-vjeç të Lilë, peshoja 72 apo 73 kile. Më pas edhe falë masës muskulore arrita në 75. Këtë verë peshoja 80 kg. Por, i humba të gjitha në 10 ditë”, u shpreh Hazard.
/Egi Çabeli-VipSport.al/
more recommended stories
Liga e Kampionëve / Të hënën hidhet shorti, Realin e pret një përballje “ferri”
Mbrëmjen e sotme do të luhen.
Ish-mbrojtësi i Juventusit: Na dhuruan nga një Ferrari, aty mësova urinë për të fituar
Pak sezone më parë, Juventusi merrte.
Sherret me trajnerin Tuhel, Mbape merr vendimin për çështjen e rinovimit
Kilian Mbape është kthyer në një.
Dominimi i anglezëve sezonin e shkuar nuk ishte rastësi, të gjithë britanikët kalojnë fazën e grupeve
Mbrëmjen e djeshme janë luajtur disa.
Leave a Comment