Grushti i Këlcyrës, 5 orë operacion që mbajti në ankth tërë skuadrën e Maliqit

Një javë më parë, në Këlcyrë plasi grushti e ku viktimë e dhunës së lojtarëve vendas ishte një nga titullarët e skuadrës së Maliqit, Arlind Xaka, një lojtar me eksperiencë, pasi më parë ai ka qenë pjesë e ekipeve të Skënderbeut, Devollit, Maliqit, Kamzës e Partizanit.

Xaka që këtë sezon kontribuon për maliqarët, sot ka bërë një ndërhyrje në nofull dhe operacioni ka zgjatur, jo pak, por plot 5 orë. Ky operacion në fakt ka mbajtur në ankth trajnerin Egli Malësia dhe tërë skuadrën e Maliqit.

Të gjithë i janë gjendur afër Arlind Xakës dhe shpresojnë që ai të rikthehet sa më shpejt në fushën e blertë dhe të japë kontributin e tij në synimet që ka skuadra këtë sezon që është ngjitja në të Parën për herë të parë…

Ja postimi që ka bërë në profilin e tij në “Facebook”, trajneri i maliqarëve, Egli Malësia: