

Antuan Grizman po vuan në këto muaj të parë me Barcelonën teksa sulmuesi nuk është përshtatur ende me stilin e katalanasve. Megjithatë, 28-vjeçari kaloi disi momentin negative falë ndeshjeve me Francën, teksa në sfidën ndaj Shqipërisë shënoi dhe asistoi.
Tashmë, Grizman kërkon të shfaqet në të njëjtin nivel edhe me Barcelonën, ndërsa së fundmi ka habitur jo pak me deklaratën e tij se nuk di të driblojë. “ Nuk di të driblojë. Më pëlqen të prek topin një herë ose dy herë në shpejtësi. Më pëlqen që sfera të më pasohet mirë dhe më pas të provoj të realizoj”, u shpreh Grizman.
Megjithatë, roli i tij te Barcelona kërkon që sulmuesi të driblojë dhe të ketë shumë kontakt me topin, dhe kjo duket të jetë ngërçi i tij në aventurën e Katalonjës.
more recommended stories
Liga e Kampionëve / Të hënën hidhet shorti, Realin e pret një përballje “ferri”
Mbrëmjen e sotme do të luhen.
Ish-mbrojtësi i Juventusit: Na dhuruan nga një Ferrari, aty mësova urinë për të fituar
Pak sezone më parë, Juventusi merrte.
Sherret me trajnerin Tuhel, Mbape merr vendimin për çështjen e rinovimit
Kilian Mbape është kthyer në një.
Dominimi i anglezëve sezonin e shkuar nuk ishte rastësi, të gjithë britanikët kalojnë fazën e grupeve
Mbrëmjen e djeshme janë luajtur disa.
Leave a Comment