Goxha: Besova te fitorja në Shkodër, në Ballsh do mbetemi në histori

Jurgen Goxha është një mbrojtës i fituar dhe që po konfirmohet te Bylisi, aty ku sistematikisht po luan si titullarë e madje duke u shfaqur edhe si shënues. Madje duke shënuar ndaj Flamurtarit e Tiranës. Goxha me Bicajn e Jankun apo dhe me Turabovin që ndonjëherë kthehet edhe në qendër, janë mjaft kualitativ.

Në një intervistë pas fitores në Shkodër, Jurgen Goxha ka folur për momentin e mirë që ai kalon te Bylisi por edhe ecurinë e skuadrës. “Të them të drejtën dhe po e kisha menduar sepse në takimin e parë kemi luajtur në një portë, atë të Vllaznisë, por nuk arritëm të shënonim dhe ja dolëm në ndeshjen e kthimit. Besoj se pikët e mbijetesës i kemi marrë dhe oreksi na është rritur për më lartë, por asnjëherë nuk i dihet deri në fund, duhet të rrimë me “këmbë në tokë”, llogaritë më mirë t’ bëjmë pas fazës së dytë….”

Golat
“Ne  punojmë për të shënuar edhe në stërvitje.  Janku është edhe ai një lojtar i fort në ajër dhe nuhatës në zonë.  Gjithashtu, Bici është një nga mbrojtësit më të fortë në Superiore dhe me shumë eksperiencë.

Skënderbeu
“Nga Korça nisi më e bukura për ne dhe me meritë jemi në krye. Normalisht ka rivalitet por të mos humbasësh për 11 javë nuk është pak dhe mendoj se rrallë skuadra e bëjnë ndër vite në Superiore. Shpresojmë shumë të ruajmë këtë ritëm e normalisht 3 pikët na bëjnë punë ndaj Skënderbeut…”, – tha Goxha, një nga pikat e forta të Bylisit.

E.S./Vipsport.al/