

Në ndeshjen me Francën, kuqezinjtë nuk arritën të merrnin rezultatin e preferuar dhe për të inauguruar stadiumin në mënyrën më të mirë të mundshme. “Gjelat” arritën të triumfonin me rezultatin 0-2 dhe të dy golat u shënuan në pjesën e parë ku fillimisht Toliso e më pas Grizman vulosën takimin.
Berat Gjimshiti ia faturon humbjen faktit që pësuam një gol që në minutën e 8 dhe shton se Franca është një skuadër e madhe që pasi shënon është vështirë të reagosh ndaj tyre. Ai u ndal edhe te stadiumi i ri dhe atmosfera e krijuar në stadium.
“Pësuam gol herët me goditje standarde dhe nuk mund të pësosh kundër Francës që në fillim dhe kjo na humbi qetësinë. Erdhi dhe goli i dytë dhe pastaj janë ekip i fortë që dinë të mbajnë topin dhe të vrapojnë. Kishim mundësi por jo fat.
Atmosfera ishte super dhe falënderoj tifozerinë. Më pëlqeu stadiumi shumë dhe nuk e dija që do të jetë kaq i bukur. E pashë për herë të parë dhe u emocionova shumë. Shpresoj të kemi të tjera ndeshje të bukura në këtë stadium”, tha Gjimshiti. /VipSport.al/
more recommended stories
Greku i larguar, Luftëtari humb një tjetër titullar para Laçit
Luftëtari duket se po mbetet pa.
Sulmuesi i mirënjohur shqiptar drejt largimit nga Llapi, ka oferta nga Superiorja dhe Kosova
Këtë verë Sebino Plaku zgjodhi që.
Foto / U pajis me licencë në Shqipëri, italiani hedh në gjyq Tërbunin
Vitet e fundit kanë ardhur në.
Një tjetër derbi i nxehtë në fundjavë, luhet për Superioren në “Roza Haxhiu”
Në fundjavë luhet të premten derbi.
Leave a Comment