Galiani: Kthimi i Ibrahimoviç te Milani do të ishte romantik, në Itali si CR7

Adriano Galiani ka qenë ai i cili disa vite më parë bindi Zlatan Ibrahimoviç të vishte fanellën kuqezi duke e kthyer në një lider të Milanit, dhe me zërat e fundit të merkatos që e afrojnë përsëri suedezin te skuadrës milaneze, ish-drejtuesi nuk  fsheh se do të dëshironte ta shihte përsëri me atë fanellë duke e ndihmuar në fushën e lojës.

“Unë jam një tifoz i Milanit, ndaj për mua do të ishte romantike nëse do të kthehej. Gjithsesi, edhe në skuadra të tjera do të pasuronte kampionatin italian, ashtu siç bëri Kristiano Ronaldo”, shpjegoi Galiani në një intervistë për “RaiSport”. Në vitin 2011, transferimi i Ibrahimoviç te Milani u cilësua si një nga lëvizjet më të bujshme që pat realizuar në karrierë Galiani.

Por ish-drejtuesi i kuqezinjve nuk pranon të flasë për tema të tjera rreth këtij klubi dhe krizës që po kalon. “Unë kam një rregull, kur shet një klub, nuk duhet të flasësh më për të”, tha 75-vjeçari i cili tani është administrator i klubit të Monzës. /vipsport.al/