

Ndeshja e mbrëmshme mes Belgjikës dhe Rusisë ka dhuruar një gafë të pabesueshme për këto nivele në futbollin ndërkombëtar. Dedrik Bojata, futbollisti i Belgjikës, ka hyrë në fushën e lojës duke mbajtur veshur një fanellë që nuk ishte e tija dhe ka luajtur për disa çaste me të.
Në fillimin e pjesës së dytë, Bojata hyri në fushë duke mbajtur në shpinë fanellën me numrin 23 dhe me emrin Batshuai. Me sa duket, ai kishte ngatërruar fanellën me sulmuesin, meqë të dy janë shumë miq dhe ulen pranë në dhomat e zhveshjeve.
Ajo që bën më shumë çudi është se për rreth 10 minuta askush nuk ndërhyri dhe Bojata luajti me fanellën e Batshuai, derisa u kuptua gabimi dhe ai vrapoi drejt pankinës dhe veshi bluzën e tij me numrin 4.
Një rast i paprecedent sa i përket skuadrave elitare të futbollit botëror, që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale e është kthyer në objekt talljesh, aq sa edhe klubi i tij, Herta Berlin, ka postuar një foto të fanellës së re që do të mbante me numrin 23 dhe emrin Batshuai. /vipsport.al/


more recommended stories
UEFA nuk ka dyshime: “VAR” vetëm do të përmirësohet, nuk ka kthim pas
Sistemi “VAR” u krijua për të.
Rrëzohet në shtëpi dhe hyn në operacion, ylli i Dortmundit mbyll vitin para kohe
Në një kohë kur Dortmundi luan.
VIDEO / Trajneri rumun shpërthen në konferencë: Kur më përmendni familjen, nuk rri duarkryq
Rezultatet e dobëta të skuadrës së.
Ançeloti: Jemi në moment të vështirë, nuk mjafton as rezultati në Champions
Napoli po kalon një moment shumë.
Leave a Comment