Futbollistët e Kilit mbështesin protestat në vendin e tyre, vendosin të mos luajnë ndeshjen e radhës

Shteti i Kilit është duke kaluar një periudhë të trazuar teksa protesta popullore kanë mbërthyer vendin. Njerëzit kërkojnë përmirësimin e kushteve të jetesës, ndaj janë duke u përballur çdo ditë në rrugë me njerëzit e pushtetit.

Situata në vend, ka ndikuar drejtpërdrejt edhe te Kombëtarja e futbollit. Ekipi i Kilit kishte në planifikim të luante ndaj Peru një miqësore më datë 19 nëntor. Por, edhe pse ndeshje do të ishte në transfertë dhe nuk do të ngatërrohej me vendin që është në kaos, lojtarët kilianë kanë bërë gjestin e madh duke braktisur idenë e kësaj sfide, duke treguar mbështetje për njerëzit e tyre që janë ngritur në protesta.

“ I mbështesim të gjithë manifestimet e njerëzve tanë, por pa dhunë. Derisa të gjithë kilenët të jetojnë në një vend më të drejtë”, u shpreh Medel, një nga liderët e Kombëtares.