Fundi i një epoke, Horge Lorenco tërhiqet nga garat e MotoGP

Horge Lorenco, një nga emrat më të njohur të garave të MotoGP, ka vendosur që të tërhiqet përfundimisht. Vendimi i spanjollit do të komunikohet sot para mediave, në një konferencë për shtyp të organizuar nga ai para Çmimit të Madh të Valencias.

Piloti 32-vjeçar ka fituar 5 tituj kampion në karrierën e tij, duke filluar nga dy me Aprilia 250 kubikë, për të vazhduar me Jamaha 500 kubikë dhe 2 Jamaha MotoGP. Ai ka qenë aktiv në garat me motorë prej 17 vitesh, por duket se vendimi ka ardhur nga fakti se nuk e sheh më veten një rival të fortë për Markez dhe për brezin e ri.

Kësisoj, piloti i cili ka garuar ndër të tjera edhe me Derbi, Dukati e Honda, ka vendosur që të heqë kaskën e të lërë përfundimisht garat e motorëve, ku me 68 fitore e 152 podiume, mbetet një nga pjesëmarrësit më të suksesshëm të të gjitha kohëve. /vipsport.al/