Frika nga shqiptarët step Maqedoninë e Veriut, ndeshja ndaj Kosovës mund të luhet në Strumicë

Kosova ka edhe një shans të madh për të shkuar në Europian për herë të parë në histori dhe i duhet të kalojë Maqedoninë e Veriut në ndeshjen “Play Off” teksa më pas do të duhet të fitojë në finale mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

“Dardanët” natyrisht do të kenë mbështetjen e tifozerisë në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, megjithëse pala maqedonase ka nisur të nxjerrë pengesa të shumta. Fillimisht ishte menduar që ndeshja të luhej në Shkup në stadiumin Kombëtar, por si duket janë penduar dhe tashmë po mendojnë që ndeshjen ta çojnë në Strumicë.

Në një prononcim për “Gazeta Olle”, zëdhënësi për shtyp i Federatës Maqedonase të Futbollit, Faton Zylbehari, u shpreh se është menduar Strumica në mënyrë që të mos ketë edhe tensione dhe rrezik.“Shkupi është vendi dhe stadiumi që i plotëson kushtet për ndeshje të këtij niveli. Por, e gjitha varet nga UEFA nëse do ta vlerësojë se ndeshja mund të jetë e rrezikut të lartë.

Praktika e ndeshjes me Shqipërinë thotë ashtu. Tani ne vetëm mund të supozojmë. Deri më tash, e gjitha kjo është jo zyrtare”, shton Zylbehari, duke sqaruar se në ditët dhe javët në vijim mund të konsultohen me UEFA-n për të vendosur përfundimisht se ku do të luhet takimi”, tha Zylbehari. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories