Franca shpall listën e lojtarëve të grumbulluar, Deshamp grumbullon të gjithë yjet ndaj Shqipërisë

Tekniku i Francës, Didier Deshamp ka shpallur ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Shqipërisë. Duke qenë se ende nuk kanë grumbulluar pikët e nevojshme për t’u kualifikuar në Europian, “ gjelat” nuk i kanë kursyer yjet.

Kështu, në sfidën e 17 nëntorit ndaj kuqezinjve, Franca do të ketë në organikën e saj lojtarë si Mbape, Varan, Kante, Matuidi apo Grizman. Ndërkaq, jashtë skuadrës mbetet Pol Pogba, i cili është i dëmtuar dhe nuk mund të jetë i gatshëm.

Po ashtu jashtë liste ka mbetur edhe mesfushori i Juventus, Adrien Rabio. Mesa duket minutat me italianët, nuk i kanë mjaftuar Rabio të merret në konsideratë nga Deshamp. /Egi Çabeli-VipSport.al/