FOTO / Skënderbeu e gjen shpëtimin te mediat italiane dhe mesazhet kundër Takajt: Si mund të fitojmë?

Skënderbeu ende nuk i ka humbur shpresat për të fituar në Gjykatën Federale sa i përket dënimit që i ka dhënë UEFA dhe KAS-i për ta përjashtuar me 10 vite nga Kupat e Europës. Këtë radhë, klubi korçar ka menduar ta kërkojë drejtësinë te mediat italiane, aty ku raportohet se “Sport Radar” ka bashkëpunime me mafiat italiane, lajm ky i bërë publik nga “VipSport.al” disa ditë më parë.

Në profilin zyrtar në “Facebook”, klubi korçar vazhdon të publikojë foto ku shkruhen mesazhe kundër presidentit Ardian Takaj. Duke u bazuar te mesazhet, klubi korçar raporton se nuk mund të fitohet ndaj tyre, duke qenë se ata e dinin vendimin para se të shpallej.

“Si mund të fitosh ndaj këtyre që janë në dijeni të vendimit përpara shpalljes?

Ndërkohë mediat Italiane vijojnë të përfshijnë SportRadar me Mafian Italiane…”, shkruhej në postimin e klubit. /VipSport.al/