FOTO / Gafe e çuditshme te Gjermania, fanellat e reja të Euro 2020 i kanë emrat gabim

Federata Gjermane e Futbollit ka prezantuar zyrtarisht fanellat e reja për pjesëmarrjen e ekipit kombëtar në Euro 2020. Një iniciativë që është mirëpritur nga tifozët të cilët kanë nxituar për të bërë të tyrin modelin e ri. Por shumë prej tyre janë çuditur kur në dyqanin zyrtar online, fanellat që mund të porositnin ishin me gabime.

Emrat e futbollistit të Këlnit, Jonas Hektor si dhe sulmuesit të Frajburg, Luka Valdshmid, për ëudinë e të gjithëve ishin të shkruara gabim. Në fillim u mendua se mos ishte ndonjë promocion i veçantë, por më pas fotot u ndryshuan gjatë pasdites duke u kthyer në versionin normal të emrave të këtyre dy futbollistëve.

“Adidas” shpjegoi edhe ngatërresën e bërë nëpërmjet një komunikate, duke siguruar tifozët se pavarësisht porosive që mund të kishin bërë për fanellat me emrat e gabuara, në shtëpi do të merrnin ato me emrin origjinal të futbollistit. /vipsport.al/