Formacioni i Shqipërisë sipas vlerësimit nga UEFA, në fushë lojtari i Partizanit dhe dyshja Manaj e Balaj

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e nesërme në orën 20:45 ndaj Andorrës ndeshjen e parë të muajit nëntor, ndërsa përgatitet edhe për takimin mbyllës të edicionit ditën e diel me sfidën ndaj kampionëve të botës, Francës, në stadiumin e ri Kombëtar. Trajneri Edi Reja do të jetë i detyruar për disa ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Andorrës, pasi në dispozicion nuk Sokol Cikalleshin e dëmtuar dhe mesfushorin Klaus Gjasula të pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë.

Pozitiv është fakti se te kuqezinjtë është rikthyer kapiteni Elseid Hysaj. Ndërkohë, trajneri Reja ka në dispozicion edhe të gjithë lojtarët që kanë grumbulluar më shumë pikë nga UEFA. Pra, lojtarët që janë vlerësuar me më shumë pikë nga UEFA gjatë kësaj fushate kualifikuese, për fat janë të gatshëm dhe trajneri italian mund t’i hedhë në fushë nga minuta e parë.

Te lojtarët më të vlerësuar me pikë nga UEFA janë Hysaj, Strakosha, Bare apo Ramadani. Ndërsa, pjesë e lojtarëve më të vlerësuar është edhe Lorenc Trashi i Partizanit, teksa në sulm më të vlerësuarit janë Balaj me Manajn. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Formacioni me lojtarët më të vlerësuar me pikë nga UEFA, në lidhje me kualifikueset Euro 2020: