Firmosi në verë por nuk e mbyll sezonin, Shkëndija ndërpret kontratën me brazilianin

Klubi i Shkëndijes ka njoftuar ditën e sotme se ndërprerë kontratën me futbollistin Huan Felipe. Braziliani ishte afruar në merkaton e verës dhe kishte firmosur një kontratë njëvjeçare. Mesfushori gjatë kësaj kohe ka realizuar edhe një gol me tetovarët, por mesa duket lojtari nuk ka qene pjesë e kuqezinjve në vazhdim. Shkëndija nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin,  ndërsa prej disa javësh drejtimin e skuadrës e ka marrë trajneri Ernest Gjoka.

Njoftimi i plotë nga klubi i Shkëndijes:

KF Shkëndija dhe futbollisti brazilian me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Klubi i Futbollit Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin barazilian, Juan Felipe. Kryesia e klubit dhe futbollisti në takim të përbashkët kanë ardhur në përfundim se në këtë moment ndarja është në interes të të dyja palëve, kështu që është gjetur akordi për shkëputjen e parakohshme të kontratës.

KF Shkëndija falenderon Juan Felipen për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi gjatë periudhës që ishte pjesë e jona, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen.