

Igli Taren e pret një punë e madhe në javët në vijim. Drejtuesi shqiptar i Lacios duhet të mendojë këtë radhë jo për të afruar futbollistë, por për të larguar ata që praktikisht po marrin rrogën pa dhënë kontributin e tyre në klubin bardhekaltër e janë plotësisht jashtë planeve të trajnerit Inzagi. Një prej tyre është shqiptar dhe ka rezultuar një nga zhgënjimet e merkatos për drejtuesin i cili rrallëherë gabon.
“Corriere Dello Sport” tregon se puna kryesore e Tarës do të jetë të gjejë një sistemim për Tiago Kasasola dhe Djavan Anderson, të dy futbollistë për të cilët nuk ka vend në ekip. Huazim apo shitje ka pak rëndësi për këta futbollistë që janë afruar si emra të perspektivës.
Edhe Xhozef Minala nuk gjen hapësira, as në klubet ku është dhënë huazim e për momentin po stërvitet e luan me ekipin e të rinjve të Lacios, si lojtar jashtë kuote.
Ndërkohë, sapo është kthyer në skuadër nga dëmtimi Riza Durmishi e për të Tare duhet të gjejë sa më parë një blerës. Mbrojtësi shqiptar që përfaqëson Danimarkën në arenën ndërkombëtare, i kushtoi 7 milionë euro Lacios e deri tani ka rezultuar një investim i gabuar, Tare duhet t’i gjejë një sistemim duke menduar se si të rikuperojë sa më shumë nga kjo shifër e shpenzuar për mbrojtësin. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Mesi magjik në “manitën” e Barçës, i merr fronin e golashënuesve Benzema
Barcelona kthehet të japë spektakël në.
VIDEO / Lacio vazhdon të mahnitë, Strakosha & Co i shkaktojnë Juves humbjen e parë në kampionat
Juventusi ka provuar për herë të.
Statistika më e pabesueshme në Itali, Kandreva është krosuesi më i mirë i sezonit
Antonio Kandreva është krosuesi më i.
VIDEO / Mançester Junajtid u jep fund ëndrrave për titull të Sitit, Solskjaer mposht Guardiolën
Çdo ëndërr e Mançester Sitit për.
Leave a Comment