EURO 2020 / Mbetet vetëm 1 skuadër e panjohur, por vazhdon lëmshi me vazot

Euro 2020 me formulën e tij të veçantë pasi nuk ka një vend organizator fiks, ka bërë që të krijohet një kaos absolut sa i përket shortit për fazën finale të turneut. Rregulloret përcaktojnë që disa skuadra të veçanta si koka grupi mund të jenë pritëse me 3 ndeshje në fushën e tyre, ndërsa ka një rregull që ndalon që në të njëjtën vazo në short të jenë dy skuadra nga i njëjti grup kualifikues.

Kësisoj, mes kësaj rrëmuje, kur mbetet vetëm xhiro e fundit e ndeshjeve për t’u luajtur, VIP Sport ju sjell situatën e plotë dhe shumë kaotike që do të qartësohet vetëm në fund të eliminatoreve:

  • Belgjika, Italia, Anglia, Spanja dhe Ukraina do të jenë në vazon e parë në shortin që hidhet më 30 nëntor.
  • Zvicra, Kroacia dhe Rusia janë në vazon 2.
  • Franca, Gjermania dhe Polonia mund të renditet në vazo 1 ose 2.
  • Holanda mund të renditet në vazon 1, 2 ose 3.
  • Portugalia mund të renditet në vazon 2 ose 3.
  • Austria, Danimarka, Suedia dhe Turqia mbeten në vazon 3
  • Republika Çeke dhe vendi i dytë i Grupit E mund të renditen në vazon 3 ose 4
  • Finlanda dhe katër fitueset e play-off të marsit do të renditen në vazon 4. /vipsport.al/