EURO 2020 / Kualifikohen gjigandët e kontinentit, Holanda e Kroacia mes halleve në Europian

Uellsi është kthyer në garë për kualifikimin në grupin e vet dhe do të ketë mundësinë të tregojë aftësitë në ndeshjen e fundit ndaj Hungarisë të martën. Golat e Mur dhe Uillson në Azerbajxhan i dhanë skuadrës së drejtuar nga Rajan Gigs mundësinë që të luajë tashmë për kualifikimin direkt në turne e të mos presë për pjesëmarrjen në play-off.

Në darkë, Euro 2020 ka njohur emra të tjerë skuadrash të kualifikuara. Gjermania ka prerë biletën me një fitore bindëse 4-0 ndaj Bjellorusisë, ndërsa ka kaluar më tej edhe Holanda, edhe pse ka vuajtur shumë përballë Irlandës së Veriut.

Këta të fundit kanë humbur një penallti në pjesën e parë me Dejvis, që mund të komplikonte më shumë kualifikimin e këtyre skuadrave. Dejvis fluturoi topin mbi traversë dhe humbi shansin e artë të shtynte ekipin e tij drejt turneut, e tashmë do të presë pjesëmarrjen në play-off.

Në turin tjetër ka kaluar edhe Kroacia, edhe pse i është dashur të përmbysë me vuajtje Sllovakinë, që gjeti golin me Bozhenik, Vlashiç, Petkoviç dhe Perishiç gjetën rrjetën në pjesën e dytë duke kaluar në Europian skuadrën e Zlatko Daliç.  

NDESHJET

GRUPI C

Gjermani-Bjellorusi 4-0
41′ Ginter, 49′ Goretzka, 55′, 83′ Kros

Irlandë e Veriut-Holandë 0-0

GRUPI E

Azerbajxhan-Uells 0-2
10′ Mur, 34′ Uillson

Kroaci-Sllovaki 3-1
56′ Vlasic, 60′ Petkovic, 74′ Perisic / 32′ Bozhenik

GRUPI G

Austri-Maqedoni e Veriut 2-1
7′ Alaba, 48′ Lainer / 90’+3′ Stojanovski

Izrael-Poloni 1-2
88′ Dabur / 4′ Kricoviak, 54′ Piotek

Slloveni-Letoni 1-0 (e përfunduar)
53′ (ag) Tarasovs

GRUPI I

Qipro-Skoci 1-2
47′ Efrem / 12′ Kristi, 53′ MekGin

Rusi-Belgjikë 1-4
79′ Dzhikia / 19′ T. hazard, 33′, 40′ E. Hazard, 72′ Lukaku

San Marino-Kazakistan 1-3
76′ Berardi / 6′ Zainutdinov, 22′ Sujumbajev, 26′ Shetkin