Erzeni ka gati “asin nën mëngë”, mbrojtësi me eksperiencë debuton në Krujë

Erzeni ka një sfidë delikate, plasi luan me Kastriotin në Fushë-Krujë, në një sfidë që vendos shumë për objektivin e shijakasve. Krutanët në javët e fundit janë treguar solid, e madje në dy sfidat e fundit kanë marrë plot 6 pikë, duke mposhtur Burrelin në fushën e tyre, dhe javën e shkuar fituan në kryeqytet ndaj Dinamos.

Por, Erzeni duket e ka rikthyer mbrojtësin Emiljano Lundraxhiu që sipas shijakasve është bërë pjesë e tyre që në verë por nuk ka qenë gati pasi ka pasur një dëmtim.

Lundraxhiu pritet që të bëjë debutimin për këtë sezon me Kastriotin në Krujë. Shtatlarti është një lojtar me eksperiencë, pasi ka luajtur edhe më parë te Erzeni apo dhe Shkumbini e Gramshi.

E.S./Vipsport.al/