Erdogan kundër UEFA-s: Diskriminues dhe me qasje politike, i padrejtë hetimi ndaj nesh

Turqia është bërë subjekt i një hetimi nga UEFA dhe shkak për këtë është bërë përshëndetja ushtarake pas fitoreve në kualifikueset e Europianit. Skuadra turke respektonte në mënyrë të vazhdueshme ushtrinë e cila ishte në luftë me Sirinë asokohe dhe ngjalli polemika të shumta në mbarë botën.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i cili e ka konsideruar të padrejtë vendimin e UEFA-s për të nisur një hetim karshi skuadrës turke. Ai shtoi se UEFA ka një qasje politike dhe hetimi për festimin është një diskriminim.

“Është një hetim diskriminues dhe i padrejtë. Është e drejta e futbollistëve për të respektuar ushtarët e vendit të tyre pas një fitoreje. Një sportist që na përfaqëson jashtë, i nënshtrohet fillimisht ushtrisë. Kjo ishte një qasje politike ndaj Kombëtares sonë dhe klubeve turke”, u shpreh Erdogan. /Erjon Allaraj-VipSport.al/