Emeri i hap rrugë rikthimit të Xhakës: Nuk duhet të harroj gabimin e tij, por është një lojtar i mirë

Unai Emeri ka hapur mundësitë e rikthimit në skuadër të Granit Xhakës. Mesfushori i Arsenal nuk ka qenë pjesë e londinezëve prej asaj zënke në distancë me tifozët të cilët e vërshëllyen gjatë zëvendësimit. Megjithatë, së fundmi trajneri i Arsenal është shprehur se lojtari me origjinë shqiptare i ka komunikuar dëshirën për t’u rikthyer, por ai nuk duhet të harroj që bëri një gabim.

Sakaq, Emeri tha se Xhaka është një futbollist i mirë dhe se e respekton Arsenalin. “ Më ka thënë se kërkon të ndihmoj skuadrën. Do ta vendos unë kur do të kthehet të luajë. Edhe Belerin apo të tjerë kanë pasur probleme me tifozët por janë rikthyer, dua që edhe Xhaka të bëjë të njëjtën gjë.

I hoqa shiritin e kapitenit pasi është më mirë të mos e ketë atë përgjegjësi. Nuk duhet ta harroj gabimin e tij, por mund të kthehet dhe të tregojë impenjimin e tij. Është një djalosh i zoti, një lojtar i mirë, e do dhe respekton Arsenalin, por duhet ta dijë se ka bërë një gabim”, u shpreh Emeri.

/Egi Çabeli-VipSport.al/