Elbasani i këtij sezoni është ndryshe, trajneri projekton fitoren e radhës në transfertë

Elbasani i këtij sezoni duket ndryshe nga një vit më parë. Skuadra verdheblu ka mundur Ilirinë, një rival për mbijetesën. Në një ndeshje të luajtur në Cërrik, skuadra verdheblu ka përmbysur takimin duke fituar 3-1 ndaj ekipit të Fatmir Salës nga Fushë-kruja.

Trajneri i skuadrës së Elbasanit, ka besim se me këtë grup, nuk do ta diskutojë mbijetesën, por do të synohet që në gjysmën e dytë të sezonit, skuadra verdheblu të kërkojë që të jetë edhe më lartë në renditje.  “Fitorja ndaj Ilirisë vlen gjashtë pikë. Iu kënaqa atyre më shumës  epikëve. Djemtë kanë këmbëngulur dhe arritën të merrnin 3 pikët. Djemtë e përfaqësuan denjësisht Elbasanin”.

“Kam besim se këtë periudhë ndërprerje do ta shfrytëzojmë dhe do të bëjmë më të mirën, që në ndeshjen e radhës në Shënkoll ne të shkojmë edhe më solid dhe të mobilizuar për të mos dal pa pikë, e pse jo ta fitojmë atë ndeshje. Elbasani i këtij sezoni ka kualitete brenda vetes dhe me punën e mirë që po bëhet besoj se nuk do të jemi si në vitet e shkuara”, – tha Shkëlqim Lleshanaku, trajneri i skuadrës së Elbasanit.

E.S./Vipsport.al/