Elbasani gjen sulmuesin-gol, në verë la Superligën e Kosovës dhe u rikthye verdheblu

Pesë skuadra mes Kategorisë së Parë, duke filluar që nga Besa, Kastrioti, Vora, Dinamo e Elbasani, aty ku në dy vitet e fundit është një nga lojtarët e spikatur. Në verë ai gjeti akordin me skuadrën e Llapit në Superligën e Kosovës, por duket se vendosi që të rikthehet e të luajë në Kategorinë e Parë me verdheblutë…

Klodian Nuri, këtë sezon ka shënuar tre gola për fanellën verdheblu, ndërsa pas ndeshjes së fituar me Ilirinë, ai ka pohuar: “Ndihemi shumë mirë pas fitores me Ilirinë dhe duhet që të lëmë fundin sa më shpejt. Janë shumë ndeshje dhe kam besim se do t’ia dalim”.

“Nuk kanë rëndësi golat e mi, por më shumë dua që t’i shërbej skuadrës që të fitoj dhe të grumbullojë pikë që të mbijetojë pa probleme në kampionatin e Kategorisë së Parë, ndryshe nga vjet. Përpara kemi një transfertë delikate me Shënkollin dhe ne duhet që të vijojmë të bëjmë ecuri pozitive, pse jo të marrim një tjetër fitore”, – tha Klodian Nuri në mbyllje të prononcimit.

E.S./Vipsport.al/