

Java e 13 e Kategorisë Superiore do të shtrihet në 3 ditë të ndryshme dhe ka pasur disa ndryshime në kalendar deri më tani. Partizani që do të zhvillonte ndeshjen të premten, e ka shtyrë dhe fillimisht u mendua që të luhej të shtunën por duke parë që “Selman Stërmasi” nuk mund të pranojë ndeshje për shkak të tapetit që është mbjellë, u mendua që ndeshja të shtyhej për të hënën.
Të kuqtë kanë vendosur që ndeshjen e radhës në kampionat kundër Laçit, ta zhvillojnë në “Elbasan Arena”, aty ku u duk se do të jetë zgjidhja për të kuqtë. Megjithatë, as kjo fushë nuk pritet të jetë në gjendjen më të mirë duke parë kushtet e motit dhe ndeshjet e shumta që janë zhvilluar së fundmi në të.
Sikur të mos mjaftonte fakti që vetëm pak ditë më parë luajti Shqipëria kundër Andorrës, si edhe Shqipëria U20 kundër Kroacisë U20, të shtunën do të luhet një tjetër takim. Skuadra e Kukësit do të presë Bylisin dhe “VipSport.al” është interesuar pranë klubit verilindor të cilët shprehen se kanë zgjedhur “Elbasan Arenën” si shtëpinë e tyre dhe të gjitha ndeshjet pritëse, do të zhvillohen atje. Në këto kushte, Partizanit i duhet të luajë sërish në një fushë që nuk e ka gjendjen më të mirë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
FOTO / Volejbollistja e Kombëtares përfaqëson Shqipërinë në “Miss Universe”, paraqitet si mbretëreshë Teuta
Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar finalja.
Fitorja me Partizanin i kushton katër titullarë Bylisit
Bylisi fitoi me Partizanin por duket.
Reagim publik i Shkëndijesë, tetovarët ankohen dhe pretendojnë se arbitrat abuzuan me drejtësinë në sfidën ndaj Vardar
Shkëndija e Tetovës ka përpiluar në.
Kosova zyrtarizon miqësoren në Katar, Dardanët test me Suedinë para Ligës së Kombeve
Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë.
Leave a Comment