

Kukësi e nisi kampionatin si pretendenti kryesor për titullin kampion dhe fitorja që në javën e parë kundër Partizanit, i dha verilindorëve një petk favoriti. Megjithatë, në javët e fudnit Kukësi ka treguar luhatje të shumta dhe ka lënë shumë pikë duke humbur edhe terren në klasifikim teksa edhe dëmtimet kanë qenë të shumta.
Mesfushori Vesel Limaj është rikthimi i Kukësit për ndeshjen e radhës kundër Bylisit. Ish-mesfushori i ballshiotëve që tashmë mbron fanellën e Kukësit, në një intervistë për “VipSport.al”, u shpreh se futbollistët janë të qetë duke qenë se paraqitjet e fundit kanë bindur. Sakaq, Limaj u ndal edhe ne merkatoja e janarit dhe një largim i mundshëm të cilin për momentin shprehet se nuk e mendon.
Vesel, rezultatet e fundit nuk kanë qenë shumë
bindëse te Kukësi. Çfarë po ndodh me skuadrën?
Mendoj se ekipi ka
një mini-krizë e cila ka ardhur si rezultat i mungesave të shumta gjë e cila
mund t’i ndodhë çdo skuadre. Por, loja ka ardhur në rritje dhe kjo gjë na bën të
jemi të qetë për vazhdimësinë.
A erdhi pushimi i Kombëtareve në kohën e
duhur?
Mendoj se ekipit tonë
i ka ardhur në kohën e duhur sepse ne futbollistët që ishim me lëndime të lehta,
jemi rikuperuar plotësisht dhe pas një kohe të gjate kemi ekipin e kompletuar.
Çfarë presim ndryshe nga Kukësi në pjesën e
mbetur të këtij viti deri në janar?
E thashë dhe më lart
se loja ka ardhur në rritje pavarësisht se nuk janë marrë rezultatet e dëshiruara.
Ndryshimin që pres është t’i konkretizojmë rastet para portës dhe të marrim maksimumin
në çdo ndeshje.
Ndeshjet e fundit munguat si shkak i një
dëmtimi. Si është gjendja fizike?
Kam pasur një tërheqje
muskulore e cila më ka lënë jashtë për 10 ditë dhe kam munguar në dy ndeshje.
Tani kam kaluar lëndimin dhe e ndjej veten 100% të jap maksimumin në ndeshjet e
mbetura.
A do të ketë një tjetër gol nga Limaj kundër
ish-skuadrës?
Në çdo ndeshje futem
të jap më të mirën për ekipin, pastaj normalisht goli është diçka qe secili
futbollist dëshiron ta bëjë pa marrë parasysh kundërshtarin.
Është për ty një ndeshje më e veçantë apo do
ta konsideroje si të tjerat?
Për mua të gjitha
ndeshjet janë të veçanta sepse niveli i ligës është i përafërt dhe Kukësi futet
në çdo takim për tre pikët dhe normal e konsideroj si ndeshjet tjera.
Meqenëse po afron edhe merkatoja, si janë
planet e Limajt?
Për momentin jam i
fokusuar të ndihmoj ekipin të paraqitet sa më mirë në kampionat dhe nuk mendoj
fare për janarin.
Cili është kampionati i preferuar ku do të
doje të luaje?
Të jemi realist ëndrra
ime normalisht është të luaj në Bundesligën gjermane por si synim për të
ardhmen janë ligat si Holanda apo Belgjika. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Greku i larguar, Luftëtari humb një tjetër titullar para Laçit
Luftëtari duket se po mbetet pa.
Sulmuesi i mirënjohur shqiptar drejt largimit nga Llapi, ka oferta nga Superiorja dhe Kosova
Këtë verë Sebino Plaku zgjodhi që.
Foto / U pajis me licencë në Shqipëri, italiani hedh në gjyq Tërbunin
Vitet e fundit kanë ardhur në.
Një tjetër derbi i nxehtë në fundjavë, luhet për Superioren në “Roza Haxhiu”
Në fundjavë luhet të premten derbi.
Leave a Comment