Ekskluzive/ Artan Lazaj dorëhiqet si administrator i Luftëtarit, shkak impenjimi si avokat

Administratori i Luftëtarit, Artan Lazaj është dorëhequr ditën e sotme nga detyra pranë klubit gjirokastrit.

Lazaj ishte emëruar në verë si administrator, por burime për VipSport mësuan se tashmë ai ka marrë vendimin për t’u dorëhequr për arsye të impenjimeve të tija si avokat pranë një shoqërie tregtare.

Në këtë formë, klubi duhet të mendojë për një tjetër person në postin e tij. Një situatë e vështirë në qytetin e ngurtë teksa skuadra po kalon një sezon tejet të vështirë duke u renditur në vendin e parafundit në klasifikim si dhe duke qenë një nga ekipet kandidate kryesore për të zbritur një kategori më poshtë.