Ekipet e moshave zbresin sot në fushë, Portugalia dhe Greqia sfidohen nga kuqezinjtë e vegjël

Kombëtarja shqiptare do të përballet pas pak ditësh me Andorrën dhe Francën, teksa këto ditë luajnë edhe ekipet e moshave. Kombëtarja U17 dhe ajo U19 do të zbresin sot në fushën e blertë për ndeshjet e tyre në kompeticionet zyrtare të UEFA-s.

Shqipëria U19 do të përballet me Greqinë U19 pasditen e sotme. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede do të përballet në kualifikueset e Europianit U19, aty ku skuadra jonë ka mundësi për të kaluar më tej. Duke parë përbërjen që U19 ka, emrat që luajnë në skuadrat më elitare në Europë nuk mungojnë dhe tashmë pritet vetëm paraqitja kundër grekëve.

Ndërkohë, Shqipëria U17 do të përballet me skuadrën e Portugalisë U17. Skuadra kuqezi, i zhvillon ndeshjet në Portugali dhe bën pjesë në një grup shumë të vështirë, aty ku shanset për skuadrën e Elvin Beqirit nuk janë të shumta. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

19:30 Shqipëria U19 – Greqia U19

16:00 Portugalia U17 – Shqipëria U19