

Juventusi do të rikthehet ditën e nesërme të luaj në kampionat, teksa bardhezinjtë do të udhëtojnë në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Atalantës. Kampionët në fuqi nuk fitojnë prej tre viteve ndaj bergamaskëve në transfertë duke i mbyllur sfidat në barazim.
Ndërkohë, vështirësia për të dalë me tre pikë në fund të ndeshjes ndaj Atalantës së Gjimshitit, rritet edhe më shumë prej faktit se Ronaldo nuk do të jetë i gatshëm. Këtë e ka konfirmuar trajneri Mauricio Sarri në konferencë për shtyp, teksa portugezi i ka shprehur se ndjen shqetësim, ndaj është menduar të mos rrezikohet për të qenë i gatshëm në mesjavë ndaj Atletiko Madrid. “ Zëvendësimi dhe reagimi i Ronaldos nuk është problem. Problem është fakti që na ka thënë të martën se nuk ishte mirë në ndeshjen e fundit me Portugalinë dhe për këtë kemi përgatitur një program.
Objektivi është të luaj në Champions me Atletiko Madrid. Me 99% nesër nuk do jetë në dispozicion. Danilo shprehet se ekipi ka progres konstant? Nuk jam dakord me këtë, unë nuk kam parë një rritje konstante. Rritja është fryt i disa momenteve. Duam të bëjmë një futboll të caktuar, por nuk mund të dalim kundër karakteristikave të lojtarëve. Kjo skuadër ka akoma shumë për të shprehur, jo vetëm në idetë e mia por edhe nga karakteristikat e tyre.
more recommended stories
Ndodh edhe kështu, trajneri i shumëkërkuar i Lajpcigut bën për spital asistentin
Julian Nagelsman është një nga emrat.
U mburr para Terim, Gallatasaraj pezullon Kampionin e Botës e do ta kthejë te klubi ku nuk do të luajë
Skuadra e Romës mund të përballet.
Klauzolë sekrete apo jo? Guardiola sqaron gjithçka rreth të ardhmes së tij
Lajmi se Pep Guardiola mund të.
Besnikëria e Di Natale: Kam vetëm një ëndërr, Juventusin do ta refuzoja sërish
Antonio Di Natale është padyshim një.
Leave a Comment