E bujshme/ Ardian Ismajli mund të bëjë lëvizjen e karrierës, kërkohet nga klube të Serisë A

kampionatin italian janë të shumtë futbollistët shqiptarë që aktivizohen me skuadrat më elitare, teksa ky numër mund edhe të shtohet. Mediat italiane, raportojnë se një tjetër mbrojtës i Kombëtares, mund të transferohet drejt kampionatit italian.

Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin i cili po kalon një formë mjaft të mirë me skuadrën e Hajduk Splitit në Kroaci. Kjo formë në Kroaci ka bërë që të ketë interesim nga Italia dhe janë Atalanta e Bolonja dy skuadrat që kanë nisur të kërkojnë informacione për futbollistin e Kombëtares teksa pritet që së shpejti të nisin edhe bisedimet.

Të dyja klubet, e kanë vëzhguar nga afër Ismajlin në ndeshjet e kampionatit ndërkohë që pritet që për të të ketë vëzhgues edhe në ndeshjet e radhës kundër Andorrës dhe Francës, aty ku kuqezinjtë do të provojnë të marrin më të mirën nën urdhrat e Edi Rejës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/