Dy mungesa të tjera për Vllazninë, Jonuz i duhet të eksperimentojë

Vllaznia nuk ka ndeshje të këtij sezoni që të mos ketë pasur mungesa titullarësh dhe jo vetëm. Lojtarë që erdhën të dëmtuar apo jashtë forme, e më pas dëmtime gjatë garës apo dhe pezullime me kartonë.

Ka pasur ndeshje kur shkodranëve u kanë munguare dhe 3-4 titullarë. Jo më kot, trajneri Mirsad Jonuz ka afruar që në verë disa lojtarë të rinj të talentuar siç edhe janë Elmir Lekaj apo dhe Repaj apo atyre me pak më shumë eksperiencë si Zogaj e Pusi apo Ruqi duke i mbajtur gati.

Edhe në sfidën me Teutën, me shumë gjasa Vllaznia do të ketë mungesa, e madje bëhet fjalë për lojtarë titullarë. Braziliani Hygor nuk rikthehet në Shkodër këtë fundjavë, ndërsa i dëmtuar është maqedonasi Gligorov që nga periudha e verës kur është bërë pjesë e skuadrës e deri më tani është aktivizuar vetëm në pesë takime.

Ndaj edhe trajneri Mirsad Jonuz, me shumë gjasa mund të eksperimentojë, me Ualusimbin majtas dhe në qendër të mesfushës të aktivizojë ndonjë nga lojtarët vendas me eksperiencë. Vllaznia synon tri pikët me durrsakët.

E.S./Vipsport.al/