Dy javë më leje, në Shkodër kanë frikë nga braziliani

Braziliani Hygor Guimaresh është një nga lojtarët e afruar me bujë në radhët e skuadrës së Vllaznisë në merkaton e verës. Braziliani ka shënuar 3 gola për fanellën kuqeblu, por është shfaqur si një futbollist mjaft i spikatur në mesfushë.

Rikthimi i tij pas dy javësh mungesë në ndeshjen e javës së shkuar me Tiranën në kryeqytet, sigurisht që bëri shumë punë në skuadrën e trajnerit Jonuz. Por, Hygor ka kërkuar dy javë leje pasi është larguar drejt Brazilit.

Në Shkodër e kanë mirëkuptuar brazilianin që do të largohet për arsye familjare, por njëkohësisht kanë edhe frikë se mos Hygor nuk kthehet dhe të vijojë karrierën në radhët e kuqebluve.

E.S./Vipsport.al/