Duka: Nuk kam asgjë kundër Partizanit, ekipi i mirë të rreh me gjithë arbitra

Analizat e barit të stadiumit të ri mbajnë peng zhvillimin e derbit në stadiumin e ri në kryeqytet. Këtë e konfirmon edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili bëri të ditur se bari në impiantin “Air Albania’ nuk ishte në gjendjen optimale.

“Ishte një e metë që e panë të gjithë që bari i stadiumit nuk është në gjendjen optimale. Kemi bërë analizat e barit për të parë situatën e tij dhe do ët shohim situatën. Nuk e them dot nëse do të jetë gati apo jo për ndeshjen derbi.

Shuma që do paguajnë klubet për stadiumin? Nuk do të jetë e pamundur për klubet, përkundrazi, do të jetë e tillë që klubet të fitojnë më shumë se sa kanë fituar më parë”, tha Duka për RTSH.

Për trajnerin Edi Reja
“Ka meritën e vet dhe ai që bashkon kolektivin është trajneri. Nuk ka shkopin magjik për të çuar Shqipërinë në Botëror e Europian, por mendoj se mund të ndihmojë Shqipërinë për të qenë kandidate për një kompeticion tjetër të rëndësishëm. Objektivi real që duhet të ketë kombëtarja është pjesëmarrja në EURO 2024. Trajneri do të vazhdojë me të njëjtat kushtet financiare siç ishte”.

Sistemi VAR në Shqipëri
“Do të filloj aplikimi nga edicioni 2021-2022. Tani duhet të fillojmë përgatitjen e gjyqtarëve pasi mënyra e gjykimit me VAR është krejtësisht ndryshe nga gjykimi tradicional”.

Kë sheh ekip pretendent për titull
“Nga 10 ekipe, mund të përjashtoj për kampion vetëm Flamurtarin, mbase edhe Luftëtarin. Nuk kam asgjë kundër Partizanit, kam pasur babain tim futbollist me Partizanin e tifoz deri ditën e fundit të jetës, kam bërë gjithmonë debat me të. Unë kam qenë tifoz i Vllaznisë por nuk kam asgjë kundër Partizanit, tani Vllaznia ime nuk ka asgjë kundër Partizanit. Asnjë president nuk mund të ndikojë në deformimin e kampionatit. Klasifikimi është real, ekipi i mirë të rreh me gjithë arbitra”. /vipsport.al/