Dinamo nuk humbet kohë dhe kërkon fitoren e parë, prezantohet trajneri i ri

Dinamo po kalon një moment shumë të vështirë në këtë kampionat dhe e sheh veten e fundit në Kategorinë e Parë me vetëm një pikë në 8 ndeshje. Pak ditë më parë, te Dinamo firmosi trajneri Manzoni por edhe ky i fundit u largua për shkak të problemeve të tij teksa sot është emëruar trajneri i ri i dinamovitëve.

Italiani Fabricio Kamarata është trajneri më i ri dhe lajmin e ka konfirmuar klubi i Dinamos. Kamarata ka luajtur në të kaluarën me skuadra si Helas Verona dhe Peskara teksa tashmë synon të rikthejë te fitoret skuadrën e Dinamos.

“Fabrizio Cammarata është trajneri i ri i Dinamos. Tekniku 44-vjeçar italian, ka nënshkruar dje në mbrëmje kontratën që e bën pjesë të bluve, për të vazhduar detyrën që la bashkëatdhetari i tij, ish-tekniku Manzoni.

Ish-bomberi i Hellas Verona dhe i Pescaras, do të jetë në krye të stolit Dinamovit që nga ndeshja e nesërme ndaj ekipit të Veleçikut dhe do të tentojë ta nisë me fitore këtë detyre në krye të 18 herë kampionëve të Shqipërisë”, shkruhej në njoftim. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories