Dinamo në “nominim” ardhja e italianëve, kushte për lojtarët

Ndryshimi i drejtimit të klubit të Dinamos dhe marrja zyrtarisht në dorë nga italianët ka bërë që shumë gjëra të lëvizin në klubin blu. Nga sa bëhet e ditur, drejtuesit e rinj kanë kërkuar nga lojtarët aktualë që të bëjnë maksimumin sepse të gjithë janë në testim.

Blutë, aktualisht janë në vendin e fundit në renditje dhe drejtuesit e rinj duan që skuadra të grumbullojë sa më shumë pikë. Gjithashtu, pritet që të ketë një merkato me emra cilësorë në dhjetor dhe një fazë përgatitore dimërore ndryshe nga herët e tjera.

Drejtuesit duan që këtë sezon skuadra të qëndrojë në garë dhe të hedhe baza të shëndosha për sezonin e ardhshëm, ku do të synohet edhe rikthimi në elitë i klubit blu që po shkon afro një dekadë që ndodhet në Kategorinë e Parë mes vështirësive të mëdha ekonomike dhe ekzistencës…

E.S./Vipsport.al/