Dikur bënin jehonë në Europë, tashmë dy ekipet me traditë luajnë në Inferiore

Shumë skuadra me traditë të futbollit shqiptar sot ndodhen në situata të vështira, e madje ndodhen mes ekzistencës. Mjafton të shohësh tabelën e renditjeve në Grupet A dhe B të futbollit inferior.

Aty ndodhet Naftëtari i Kuçovës, ekip që ka kontribuar shumë në ekipet kuqezi, e deri në Shpresa e Kombëtare, por edhe për një periudhë ka qenë një nga ekipet më simpatike të elitës afro 3 dekada më parë dhe jo vetëm..Këtë sezon është duke rrezikuare dhe rënien ashtu si dhe vjet.

Por, jo vetëm kuçovarët. Në Kategorinë e Dytë ka mjaft ekipe që kanë luajtur edhe në elitë, sidomos Selenica, Gramozi që kanë qenë kalimtarë, por edhe Kamza, e Sopoti.

Pa harruar edhe Përmetin, por bien në sy edhe Tomori e Albpetroli. Këtë fundjavë të dyja ekipet që marrin pjesë në Grupin B të Kategorisë së Dytë luajnë së bashku, në Patos, aty ku beratasit nëse munden mund edhe të “digjen” në garën për kreun…

Si Tomori ashtu edhe Albpetroli kanë provuar që të luajnë edhe në Kupat e Europës, por tashmë u duhet që të vuajnë në inferiore, aty ku flitet shumë pak për futboll profesionist…Kjo fundjavë, në “Alush Noga” të Patosit mund të rikthejë sadopak nostalgjinë…

E.Saliu/Vipsport.al/