Derbi i heshtur më shumë se i Shqipërisë, Tirana dhe Vllaznia sfidohen në kryeqytet

Tirana do të presë sot në orën 18:00 në kryeqytet, Vllazninë. Në atë që quhet si derbi i Shqipërisë, dyert e stadiumit “Selman Stërmasi” do të jenë të mbyllura për shkak të incidenteve të ndodhura në sfidën me Partizanin. Edhe pse dënimi i tifozerisë së Tiranës për dy ndeshje duhej të ishte shlyer, në konsideratë nuk është marrë ndeshja e Kupës që bardheblutë zhvilluan ndaj Shënkollit, me arsyetimin se dënimi nuk futet në fuqi ditën që zyrtarizohet.

Kështu, stadiumi do të jetë i heshtur, në një nga sfidat reklamë për Kategorinë Superiore. Sa i përket takimit, të dyja ekipet kërkojnë të marrin fitoren. Tirana për të vazhduar rrugën si pretendente, ndërsa Vllaznia për të lënë pas krahëve dy disfatat e fundit. Tekniku i 24-herë kampionëve të vendit, Julian Ahmataj do të vuajë mungesën e sigurt të Erion Hoxhallarit dhe Agustin Torasës, të cilët u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Teutës.

Megjithatë, të gatshëm pritet të rikthehen Doka e Kale, ndërsa me shumë mundësi Edon Hasani do të jetë sërish jashtë për arsye dëmtimi. Ndërkohë, edhe në kampin shkodran ka rikthime të rëndësishme. Ndryshe nga sfida e fundit në kampionat, tekniku Mirsad Jonuz do të ketë të gatshëm mbrojtësin Gurishta. Sakaq, titullarë pritet të jenë edhe mesfushorët Ramadani e Hygor. Ai që nuk ia ka dalë të jetë në dispozicion të kuqebluve është Gligorov. /Egi Çabeli-VipSport.al/

more recommended stories

'; } ?>

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al