Dëmtimi, një tjetër titullar rrezikon operacionin te Bylisi

Bylisi këtë sezon ka pasur mjaft dëmtime të titullarëve aq sa në Shkodër, ballshiotët kanë shkuar edhe pa gjashte lojtarë. Që nga Antoni që u dëmtua javën e parë ne Durrës dhe bëri ndërhyrje, apo Bicaj me tërheqjen pa harruar edhe Qardakun e Turabovin, kjo pjesë e parë e këtij sezoni ka qenë e pafat për mallakastriotët e Dovedan. 

Bylisi rrezikon që të mos ketë edhe ballshiotin Franci Ymeralilaj pasi ai  rrezikon ndërhyrjen për shkak të dëmtimit në gju në miqësoren në Gjirokastër.

Lojtari ka një javë që bën pushim dhe ka bër ekzaminime në disa klinika por me shumë gjasa ndërhyrja duket e pashmangshme.

Ymeraliaj është një nga pikat e forta të Bylisit dhe tashmë ka kapur formën më të mirë. Në Ballsh shpresojnë shumë që lojtari i krahut të djathtë të rikuperohet sa më shpejtë, aq më tepër që është lojtar vendas dhe ka fituar simpatinë e tifozëve.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories