Dëmtimi i Kumbullës rezulton më i rëndë seç mendohej, zbulohet koha e rikuperimit për talentin

Marash Kumbulla ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Breshias duke u larguar pas vetëm pak minutash lojë. Fillimisht mediat italiane raportonin për një dëmtim relativisht të lehtë dhe dyshohej për tërheqje por si duket analizat kanë zbuluar një dëmtim më të rëndë për mbrojtësin.

“Corriere di Verona” raporton se mbrojtësi i Kombëtares mund të mungojë deri në dhjetor dhe me pak fat, ai mund të rikthehet në ndeshjen ndaj Romës që luhet në ditët e para të dhjetorit. Megjithatë, e sigurt është që do të ketë mundësi të luajë në ndeshjen kundër Atalantës, e cila zhvillohet në datën 7 dhjetor.

Kumbulla humbi në këtë mënyrë edhe mundësinë për të qenë pjesë e Shqipërisë në ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës. Pak javë më parë, ai debutoi me fanellën kuqezi në fitoren ndaj Moldavisë në transfertë dhe në Serinë A, ka arritur që këtë sezon të shënojë edhe golin e tij të parë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/