Debuton në muajin mars, Bekam kërkon në klubin e tij trajnerin italian dhe mesfushorin e Realit

Në muajin mars të vitit 2020 do të bëjë debutimin ekipi i Inter Majemi. Një klub në pronësi të ish-futbollistit të Mançester Junajtid e Real Madrid, Dejvid Bekam. Ish-mesfushori është në përgatitjet e fundit për të konkretizuar skuadrën, teksa kërkon të transferojë një yll internacional.

I përzgjedhuri i Bekam është Hames Rodriguez. Kolumbiani shihet si i duhuri për të qenë ai lideri i grupit të lojtarëve të rinj, ndërsa do të tërhiqte vëmendjen e duhur për marketingun. Sakaq, për t’u zgjidhur është edhe çështja e trajnerit. Bekam është vënë në kërkim, por i preferuari i britanikut është Karlo Ançeloti.

Tekniku italian aktualisht është në drejtimin e Napolit, por me situatën e trazuar në klub mund edhe të largohet. Bekam dhe Ançeloti ruajnë një marrëdhënie të mirë prej kohës kur së bashku ishin pjesë e PSG. Ndërkohë, Amerika mund të ishte një aventurë intriguese për Ançelotin, i cili ka trajnuar në klubet më të mëdha europiane. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan