De Biazi i thur elozhe Rejës: Manaj po rritet, më gëzon grinta e Balajt

Bëri historinë duke trajnuar Shqipërinë e madje duke hyrë në histori e duke e çuar skuadrën ën Europian. Xhani De Biazi nuk ka se si të mungojë në këtë event historik për futbollin shqiptar.

Të shtunën ka parë nga afër stadiumin e ri, në truallin e të cilit skuadra që ai drejtonte pak vite më parë nisi të bënte historinë. “Është normale që të ketë pasur shumë ndryshime në organikë që pas largimit tim. Mendoj se trajneri Reja ka grumbulluar futbollistë me cilësi shumë të mira.

Rei Manaj duket se ka dëshirë që të rritet. Por gëzoj edhe për Balën që vazhdon të shënojë”, – tha Xhani de Biazi për “Top Chanel”, ndërsa sot do të ndjek sfidën Shqipëri-Francë në “Air Albania Stadium”.

E.S./Vipsport.al/