Cungu kundër shtyrjes: Partizani i fortë, të vijojmë me fitore

Armando Cungu ka rikthyer optimizmin në Laç, ndërsa trajneri kërkon që ai dhe skuadra të mos ndalen edhe në sfidën e radhës. Në pesë javë, Laçi me Cungun ka 4 fitore. Në prononcimin e dhënë për “Rtshsport”, Armando Cungu ka pohuar: “Laçi ka djem që kanë dëshirë dhe që japin më të mirën në fushën e lojës. Besoj se do të vijojmë kështu sepse shoh angazhim të djemtë”,-tha  trajneri shkodran i kurbinasve.

Ndërprerja

Si një trajner që ka vite tashmë dhe eksperiencën e duhur në Superiore, Armando Cungu analizon edhe ndërprerjen e garës, që sipas tij, skuadrës së tij nuk i shërben sepse ishte duke luajtur mjaft mirë dhe kishte ritëm duke marrë edhe rezultate pozitive. “Besoj se për një ekip si i yni që kishte ritëm dhe rezultate, kjo ndërprerje nuk është mirë, ndërsa për skuadrat e tjera që kanë problem dhe duan të rikuperohen bën mirë kjo periudhë”.

Partizani

Para sfidës me Partizanin, lidhur me rivalin e radhës, Cungu shtoi se: “Kundërshtarët duhen respektuar, aq më tepër Partizani që është një emër i madh, kampion në fuqi në Superiore. Ne vlerësojmë çdo ekip dhe e kam thënë edhe herët e tjera, është një garë e çuditshme ku nuk ka ekipe të “mëdha”.

Mungesat

Kemi mungesa, por ata që do të luajnë do të bëjnë më të mirën. E doja kontigjentin e plotë, por nuk kemi se çfarë të bëjmë. Ka lojtarë me karton, por edhe dëmtime. Kam besim se lojtarët do të japin më të mirën e tyre ndaj Partizanit”, – tha Armando Cungu në fund të fjalës së tij.

E.Saliu/Vipsport.al/

more recommended stories