Çelhaka: Kemi pasur mundësi të mbyllnim ndeshjet, na ka munguar edhe fati

Jurgen Çelhaka ishte sot në konferencë për shtyp përkrah trajnerit Ahmataj. Ai u shpreh se Tirana ka mundësi për të bërë më mirë por shtoi se ka pasur edhe mungesë të fatit teksa shtoi se mungesa e tifozerisë mund të ndikojë.

“Kam luajtur shumë minuta dhe kam bërë ndeshje të mira. Kombëtarja? Nuk më takon të flas për këtë çështje. Mua më takon të stërvitem. Konkurrenca? Duhet t’ia lë kohës për të kuptuar nëse e kam fituar apo jo konkurrencën me Karabecin apo Hasanin.

Mendoj se kemi pasur mundësi për të mbyllur ndeshjet. Edhe me Memën kam qenë më mirë, më ka dhënë besim. Do të na mungojnë tifozët dhe është një minus për ne por nuk e kemi pasur as fatin”, tha Çelhaka. /VipSport.al/